Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë.
“Mëngjesi i Lutjeve” është një veprimtari tradicionale që zhvillohet në Kongresin Amerikan, Parlamentin Evropian dhe parlamentet e vendeve evropiane, me pjesëmarrjen e parlamentarëve, personaliteteve politike, publike, fetare dhe nga bota e biznesit.
Në këtë veprimtari morën pjesë, përveç deputetëve të Parlamentit të Austrisë, edhe mjaft deputetë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kongresmenë amerikanë dhe personalitete të jetës publike, politike e fetare.
Me Presidentin e Parlamentit Walter Rosenkranz, Kryetarja Spiropali diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe mbështetjen e fuqishme të Austrisë për anëtarësimin e shpejtë në Bashkimin Europian.
Spiropali nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do të avancojë bashkëpunimin e suksesshëm me Parlamentin e Austrisë, mbështetur edhe në Protokollin e nënshkruar mes dy parlamenteve në vitin 2020.
Gjatë kësaj veprimtarie Kryetarja Spiropali u takua edhe me ish-Presidentin e Parlamentit të Austrisë Wolfgang Sobotka dhe parlamentarë e personalitete nga Austria dhe vende të tjera./rtsh.al/
LVV: Aktgjykimi i Kushtetueses thekson atë që ne e kemi përs...
Giroud pranë kalimit tek Lille
Kosova pranon 50 të dëbuar nga SHBA-ja – NYT: U vu nën presi...
Kusari-Lila: Kushtetuesja tha se konstituimi është detyrim –...
Ish-futbollisti i Milanit, Alberto Gilardino zyrtarizohet si...
Arrestohet një person në Pejë gjatë tentimit për ta kryer nj...