Gjinekologu i njohur kosovar, Afrim Veliu, ka pësuar një sulm fizik pasditen e së martës në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para, Veliu është goditur në kokë me një mjet metalik, ndërsa po futej në veturë.
Lidhur me këtë ngjarje, burime nga klinika e gjinekologut kanë konfirmuar për mediumin Arbresh.info se Afrim Veliu është në gjendje të mirë shëndetësore, duke mos dhënë detaje të tjera mbi incidentin.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje për hetimet lidhur me rastin.
Ata kanë konfirmuar për Arbresh.info se kanë iniciuar hetime për “Lëndim të lehtë trupor”, bazuar në nenin 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria ka njoftuar se është duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës për të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje.
LEXO EDHE:
Gjinekologu Veliu është goditur në kokë me mjet metalik, policia jep detaje rreth sulmit
Prokuroria thotë se kanë nisur hetimet lidhur me sulmin fizik ndaj gjinekologut Afrim Veliu
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...