Prokuroria nis hetimet lidhur me sulmin fizik ndaj gjinekologut Afrim Veliu

10:26 | 21 Maj 2025
E.K

Gjinekologu i njohur kosovar, Afrim Veliu, ka pësuar një sulm fizik pasditen e së martës në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Për Arbresh.info, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dhënë detaje rreth rastit.

Ata kanë konfirmuar se kanë inicuar hetimet për “Lëndim të lehtë trupor”, bazuar në nenin 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria e shtetit ka njoftuar gjithashtu se është duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës për të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje.

‘Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojme, se Prokurori i shtetit ka inicuar rastin “Lendim i lehte trupor” bazuar nga neni 185 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves. Prokurori j shtetit ne bashkepunim te ngusht me policine e Kosoves jane duke ndermarre te gjitha masat dhe veprimet hetimore lidhur me kete ceshtje. Per me shume informacione ju njoftojme ne vazhdimesi”, thuhet në përgjigjen e tyre./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Gjinekologu Veliu është goditur në kokë me mjet metalik, policia jep detaje rreth sulmit

Shpërndaje në rrjete sociale