Seria finale e play-offit në elitën e basketbollit kosovar po shkon drejt fundit. Nesër do të luhet ndeshja e gjashtë mes Trepçës dhe Bashkimit.
Në palestrën “Minatori” me fillim nga ora 19:00, luhet beteja e radhës ku mund të jetë përckatuese për titullin kampion, shkruan Arbresh.info.
Aktualisht, mitrovicasit po triumfojnë 3-2 me seri dhe iu duhet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion.
Kampion shpallet skuadra që arrin katër fitore e para. Bashkimi udhëton nesër në Mitrovicë, për ta barazuar serinë dhe për ta bërë edhe më dramatike, duke e çuar në ndeshjen e shtatë.
Kurse për “xehetarët” është mundësia që të shpallen kampion para publikut të tyre.
Deri më tani këtë sezon në play-off, Trepca ka luajtur pesë ndeshje si vendas dhe i ka fituar të gjitha. Ndërsa Bashkimi ka luajtur gjithsej katër herë në “Minatori” dhe nuk ka fituar asnjë ndeshje.
Mitrovicasit kanë pesë tituj kampion në histori të klubit, ndërsa prizrenasit një të vetëm të fituar në vitin 2018.
Kujtojmë se Trepça është kampion në fuqi i Superligës së Kosovës në basketboll./Arbresh.info
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...