Izraeli ka thënë se do të lejojë kalimin e një sasie të kufizuar ushqimi në Gazë, duke i dhënë fund bllokadës 11 javëshe që e solli këtë territor në prag të urisë.
Kryeministri Benjamin Netanjahu ka thënë se “kriza e urisë” do të rrezikonte ofensivën e rinisur ushtarake të Izraelit kundër Hamasit.
Qytetarët në Rripin e Gazës po thonë se mungesa e ushqimit ka arritur nivele ekstreme dhe kanë thënë se me lejimin e ushqimit, edhe sulmet e Izraelit janë intensifikuar.
Izraeli ka nisur rishtazi ofensivën tokësore, ajrore e detare në pjesën veriore të Rripit të Gazës për të, siç po thotë, liruar pengjet e marra nga Hamasi, 58 nga të cilët janë në Gazë, ndërsa për 23 besohet se janë ende gjallë.
Spitalet në Rripin e Gazës kanë thënë se vetëm ditën që lamë pas, si pasojë e sulmeve të Izraelit, janë vrarë më shumë se 100 persona.
Ndërkohë, një burim i lartë i Hamasit i ka thënë transmetuesit publik të Mbretërisë së Bashkuar, BBC, se në bisedimet që po mbahen në Doha nuk ka pasur përparim për shkak të, siç ka thënë, kokëfortësisë së vazhdueshme të Izraelit.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...