Mbi 100 mijë qytetarë marshuan, të dielën, në Hagë të Holandës, duke kërkuar që qeveria holandeze të ndalojë mbështetjen ndaj Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës.
Sipas organizatorëve, kjo protestë u cilësua si më e madhja në dy dekadat e fundit, me mbi 100 mijë pjesëmarrës, bazuar në të dhënat e Amnesty International dhe organizatave të tjera humanitare.
Protestuesit, përfshirë familje me fëmijë, përshkuan një itinerar 5 kilometra përreth qendrës së qytetit, duke krijuar një “vijë të kuqe” simbolike kundër politikave të qeverisë. Ata kërkuan ndalimin e çdo forme mbështetjeje politike, ekonomike dhe ushtarake ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë përgjegjës për krime të pretenduara në Gaza./rtk/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses