Kryeministrja italiane Giorgia Meloni organizoi bisedime transatlantike midis Zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të dielën, në Romë.
Diskutimi kishte për qëllim të ndihmonte në përparimin e bisedimeve tregtare midis SHBA-së dhe BE-së, dhe von der Leyen tha se shpresonte që kjo të shënonte “një fillim të ri” në marrëdhëniet ndërkombëtare midis dy blloqeve.
Ajo gjithashtu e shfrytëzoi momentin për ta vënë Ukrainën në tryezë, dhe për të falënderuar SHBA-në për angazhimin e tyre në dëshirën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
”
Ajo që është e rëndësishme tani është sigurisht që ne të shtyjmë përpara, që gjërat të ecin përpara dhe mendoj se java e ardhshme do të jetë vendimtare për këtë”, shtoi Von der Leyen.
Përtej Ukrainës, çështja e fundit e ngritur ishte mbrojtja. Von der Leyen pranoi nevojën që vendet anëtare të BE-së të rrisin investimet në mbrojtje, duke thënë se Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapa për ta lehtësuar këtë.
Meloni, von der Leyen dhe Vance kishin marrë pjesë të gjithë në meshën e inaugurimit të Papa Leoni XIV në Vatikan.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë