Rruga Shëngjin-Velipojë është kthyer tashmë një nga akset më panoramike të vendit me potencial për zhvillimin e turizmit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje panoramike me perëndimin e diellit nga rruga e re e cila lidh dy zonat bregdetare Shëngjin dhe Velipojë.
“Është Shqipëria, rruga Shëngjin-Velipojë”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.
Rruga Shëngjin – Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e tij do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.
Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zonës. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës. Kjo rrugë do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike.
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve të reja, që lidhin më shpejt qytetet me zonat turistike bregdetare, janë prioritete të punës së qeverisë.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...