Ka ndërruar jetë në QKUK një grua e cila ishte aksidentuar më 12.04.2025 në Kllokot, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave ku një vozitës dhe pasagjerja janë dërguar në QKYK për tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Pasagjerja ka ndërruar jetë më 17.05.2024 ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kllokot /12.04.2025 – 14:30. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë dhe një pasagjere femër kosovare. Pas tretmanit mjekësor njëri nga vozitësit është liruar, ndërsa vozitësi tjetër dhe pasagjerja janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Më 17.05.2025 nga QKUK është raportuar se pasagjerja ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt
ZPS: Mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre me qëllime të m...
Shaquan Jules, MVP i javës së 20-të
Presidenti Begaj sot e nesër qëndron për vizitë zyrtare në K...
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...