Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj vandalizmit të figurës së Komandant Lleshit në Komunën e Bujanocit, duke e cilësuar këtë akt si një sulm ndaj çdo shqiptari të kësaj komune.
Kamberi e ka shprehur shqetësimin se demolimi i figurës së Lleshit është një goditje ndaj përpjekjeve për ndërtimin e barazisë dhe drejtësisë, duke e quajtur këtë veprim si pasojë të politikave shoviniste, që vijnë nga përfaqësuesit e qeverisë serbe dhe aleatët e tyre lokalë.
“Sulmi ndaj figurës së Komandant Lleshit është sulm ndaj çdo shqiptari të Komunës së Bujanocit. Demolimi i figurës së tij është demolim i çdo tentative për të ndërtuar barazi e drejtësi. Ky sulm qyqarë është produkt i politikave shoviniste, qoftë i përfaqësuesve qëndror politik serb e qoftë edhe satelitëve të tyre lokal. Ftoj organet e drejtësisë që të zbardhin rastin në plotni dhe ndaj sulmuesve të shqiptojnë dënimin e merituar”, tha ai./Arbresh.info
@arbresh_info Posteri i komandant Lleshit vandalizohet në Bujanoc #fyppppppppppppppppppppppp #video #viral #policia ♬ original sound – arbresh.info
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...