Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, apeloi që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më parë.
Gjatë fjalës që mbajti në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Meloni theksoi se të gjithë duhet të fokusohen që të arrihet armëpushim pa kushte dhe me garanci serioze për sigurinë e Ukrainës.
Ajo shtoi se Evropa duhet t’i qëndrojë në krah Uklrainës, e cila siç tha ajo ishte e gatshme për negociata për paqen.
“Plaga që ka sjell lufta e agresioni rus në Ukrainë dhe plaga që i ka shkaktuar rendit botërore vazhdon që të sjellë efektet destabilizues përtej kufijve të caktuar dhe sjell edhe efektin domino, që mund të sjellë çarje apo kriza të tjetër, kemi qen2ë dëshmitarë për këto në Lindje të Mesme, por jo vetëm. Për këtë arsye, ne do vazhdojmë të qëndrojmë në krah të Ukrainës dhe që do të bëjmë të pamundurën që kjo luftë të marrë fund menjëherë, sepse siguria dhe liria jonë varen nga restaurimit nga forca e ligjit. Ne e duam lirinë. Ne, Volodymyr e duam lirinë tuaj, siç e do populli juaj ukrainas., Ne e pamë këtë edhe dje, sepse ju ishit të gatshëm të uleshit në tryezën e negociatave. Duhet të arrijmë një armëpushim pa kushte me garanci serioze për sigurinë e Ukrainës dhe ne jemi të gatshëm për ta arritur këtë objektiv.”, tha ajo./abcnews.al
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...