Zelensky në Tiranë: Ukraina është e gatshme për armëpushim, por Putini po pengon paqen

13:51 | 16 Maj 2025
E.K

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, falënderoi Shqipërinë për mikpritjen dhe mbështetjen që i jep rrugës evropiane të Ukrainës.

Duke folur për zhvillimet në luftën në Ukrainë, ai theksoi se vendi i tij ka nevojë urgjente për paqe dhe se janë bërë hapa të rëndësishëm për ta arritur atë.
Zelensky tha se ishte së fundmi në Ankara për të diskutuar mundësitë për një marrëveshje paqeje, por përpjekjet kanë dështuar për shkak të mungesës së vullnetit nga ana e Kremlinit.

“Faleminderit Shqipërisë që na keni mirëpritur sot, jo vetëm një vend i bukur, por në vend që beson dhe punon për të shkuar në Europë. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës të përfundojë në mënyrë të shpejtë, Ukraina ka nevojë për paqen. Ne morën disa hapa të rëndësishëm për të mbyllur luftën. Unë isha i gatshëm, isha dje në Ankara për të mundur për të zgjidhur këtë çështje të rëndësishme, por Putin nuk ra dakord për asgjë. Delegacioni dukej që ishte shumë i ulët. Përparësia jonë numër një është që të ketë një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar, të krijohet një bazë e duhur për diplomacinë. Putin vazhdon të minojë diplomacinë. Duhet të arrijmë një rezultat. Rusia dërgoi të njëjtët njerëz si në vitin 2022, bëjnë shumë deklarata , por nuk kanë arritur asgjë dhe bënë çdo gjë. Nuk jemi ne ata që po minojmë këto negociatat, por janë rusët. Rustë po bëjnë thjesht teatër”, tha Zelensky.

Të ngjashme