Shiu i dendur i shoqëruar me erëra të forta ka shkaktuar një sërë problemesh dhe dëme materiale në disa vende në mbarë Kroacinë.
Sipas Shërbimit të Mbrojtjes Civile të Kroacisë, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera kompetente janë në terren dhe po punojnë për të larguar pasojat e motit të keq.
Në rajonin e Osijekut janë pranuar shumë njoftime nga qytetarët për përmbytje në hapësira magazinimi, bodrume dhe garazhe. Në Çepin janë shënuar probleme me furnizimin me energji elektrike, ndërsa shërbimet përkatëse janë njoftuar menjëherë dhe po punojnë për riparimin e defekteve.
Si pasojë e erës së fortë që goditi Slavonski Brodin, një pemë ka rënë mbi ndërtesën e vjetër të stacionit të autobusëve. Nuk është raportuar për dëme materiale apo persona të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë zjarrfikësit e Stacionit Publik të Zjarrfikësve të Slavonski Brodit, të cilët e hoqën shpejt pemën dhe siguruan zonën.
Në Zagreb, era e fortë ka thyer degët e pemëve të cilat kanë rënë mbi automjete të parkuara dhe rrugë, ndërsa është regjistruar edhe rrëzimi i një gardhi mbrojtës mbi shinat e tramvajit si dhe shkëputja e copave të llamarinës nga ndërtesat. Qytetarët kanë njoftuar Qendrën Rajonale 112 në Zagreb për dëmet e shkaktuara.
Siç mund të shihet në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, më keq ka kaluar qyteti Nashice, ku ka rënë breshër me madhësinë e lajthisë.
Në Pozhegë, moti i keq ka shkaktuar rrëzimin e pemëve dhe degëve në rrugë, shkatërrimin e stola dhe defekte në rrjetin elektroenergjetik.
Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në rajonin e Belovarit, ku qytetarët kanë raportuar për rrëzime pemësh dhe degësh, dëmtim çatish, defekte në rrjetin elektrik, si dhe shtresa balte dhe zhavorri nëpër rrugë.
Në qarkun Sisaçko-moslavina, veçanërisht në zonën e Kutinës, qytetarët kanë raportuar përmbytje të objekteve, rrëzim pemësh mbi linjat elektrike dhe defekte në rrjetin elektroenergjetik. /Telegrafi
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit