Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim tek Espanyoli në kuadër të xhiros së 36-të në La Liga.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi super talenti, Lamine Yamal, në minutën e 53-të në ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Starboy. ⭐️#EspanyolBarça | #LaLigaHighlights pic.twitter.com/rSASyOeh3q
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 15, 2025
Dhjetë minuta para fundit të takimit, vendasit mbetën me dhjetë lojtarë në fushë pasi me karton të kuq u ndëshkua Cabrera.
Deri në fund gola Barcelona realizoi edhe një herë në minutën e gjashtë shtesë me anë të Fermin Lopezit për ta vulosur fitoren, ku falë këtij triumfi shpallet kampion i Spanjës, dy xhiro pa përfunduar kampionati.
Aktualisht, Barça ka 85 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi që është në pozitën e dytë dhe tashmë edhe matematikisht katalanasit sigurojnë titullin.
Ky është titulli i 28-të në histori të klubit. Për herë të fundit, Blaugrana u shpallën kampion dy sezone më parë./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron