Veterani i Bayern Munichut, Thomas Müller, ka komentuar mbi të ardhmen e tij pas përfundimit të sezonit, duke lënë të hapur çdo skenar për hapin e radhës në karrierën e tij.
“Nuk e di ende. Nuk ka asgjë konkrete për momentin, por sigurisht që kam disa ide. Do ta mbajmë situatën interesante,” tha Müller për Sky Sport.
“Besoj se javët në vijim do të zbulojnë më shumë. Ende na pret Kupa e Botës për Klube.” Müller, i cili ka kaluar gjithë karrierën e tij te Bayern Munich, nuk përjashton as një aventurë në SHBA.
“Sigurisht, po shqyrtoj edhe mundësinë e SHBA-së. Nuk kam një strategji të fiksuar. Nuk kam qenë kurrë nga ata që thonë: ‘Ky është plani im i vetëm’. Qëllimisht jam shumë i hapur ndaj çdo mundësie”, deklaroi Muller.
Muller është në fundin e karrierës së tij tek Bayern Munich, pas një aventure të gjatë me bavarezët.
Ai do të largohet nga Bayern Munich menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për klube.
35-vjeçari ka luajtur gjithsej 750 ndeshje me bavarezët dhe ka shënuar 248 gola, teksa ka dhuruar edhe 274 asistime.
Me klubin gjerman ka fituar 13 herë titullin kampion, dy herë Ligën e Kampionëve, është fitues i gjashtë Kupave të Gjermanisë dhe tetë Superkupave të Gjermanisë. Po ashtu dy herë ka fituar edhe Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube./Arbresh.info
E vrau dhe trupin ia hodhi në humnerë, kërkohet burgim i për...
Mjekja e OBSH ngre alarmin: Ebola mund të përhapet më shpejt...
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...