Palmer për Yamalin: Mendoj se ai është lojtari më i mirë në botë

18:19 | 15 Maj 2025
D.H

Lamine Yamal po kalon në një formë jetësore këtë edicion të futbollit, me skuadrën e tij FC Barcelona.

Emri i tij tashmë ëshë në gojën e shumë analistëve, lojtarëve e trajnerëve të futbollit, shkruan Arbresh.info.

Së fundmi, mesfushori i Chelseat, Cole Palmer, ka lavdëruar sensacionin 17-vjeçar të Barcelonës, Lamine Yamal, duke e quajtur atë “lojtarin më të mirë në botë”.

“Është çmenduri… Mendoj se ai është lojtari më i mirë në botë, për të qenë i sinqertë!”

Shumë analistë dhe tifozë tashmë e shohin atë si një pretendent serioz për Topin e Artë 2025, gjë që është e jashtëzakonshme për një lojtar në moshën e tij.

Gjatë sezonit 2024–2025, Lamine Yamal ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 24 asistime në të gjitha garat me FC Barcelonën, duke arritur një total prej 40 kontributesh direkte në gola.

Ai ka luajtur në 52 ndeshje për Barcelonën këtë edicion./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme