Palestra e sporteve ‘Bill Clintoni’ sonte pritet të jetë arenë e ‘nxehtë’ hendbolli.
Kastrioti dhe Besa Famgas në konkurrencën e meshkujve, do të përballen në duelin tretë gjysmëfinales së ‘Play-off-it’.
Përballja e sontme që zhvillohet prej orës 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj pritet të jetë një tjetër spektakël hendbolli. Pas dy gjysmëfinaleve të ‘Play-off-it’ rezultati është 1:1.
Në javët e fundit Kastrioti e Besa Famgasi kanë zhvilluar tri top-ndeshje. Fillimisht Kastrioti triumfoi në finale të Kupës, të zhvilluar para 3 mijë shikuesve në Ferizaj.
Më 1 maj, ferizajasit e fituan ndeshjen e parë gjysmëfinale të ‘Play-off-it’, 38:37. Besa Famgas u përgjigj në ndeshjen në Pejë, të luajtur më 3 maj. Në një tjetër ndeshje tët nivelit të lartë, Besa Famgas fitoi 31:29.
Ndeshje e hapur dhe shumë e fortë, nga fillimi e deri në fund, pritet edhe të enjten në Ferizaj. Po ashtu pritet që numri i shikuesve të jetë i madh./rtk
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...