Policia e Kosovës, sot ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “Medikamenti”, i cili ka rezultuar me arrestimin e nëntë personave të dyshuar për kontrabandim të medikamenteve.
Pas gjashtë muajsh hetimesh intensive të realizuara nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, është realizuar ky operacion i gjerë policor, i cili ka përfshirë dy rajone të Kosovës.
Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe Inspektoratin për Pajisje dhe Produkte Medicinale, me ç’rast është bërë bastisja e shtatëmbëdhjetë lokacioneve të ndryshme, në regjionin e Prishtinës dhe Pejës.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar sasi e madhe e barnave (mijëra produkte medicinale) që dyshohet se janë të pakontrolluara dhe të paverifikuara, me prejardhje kryesisht nga Serbia të kontrabanduara në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale.
Pas bastisjes janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje të dyshuarit: K. V.,S. R., V. A., A. A. A.A., N. Z., A. J. Dhe A. B.
Sipas Policisë të arrestuarit dyshohet se në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme, duke dëmtuar buxhetin e Kosovës.
Me këtë rast dyshohet se këta persona kanë kryer veprat penale ‘kontrabandim me mallra’, ‘shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore’, ‘ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike’, ‘krim i organizuar’ dhe ‘posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit’.
Gjatë kontrollimit të lokacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një revole të kal.7.62 mm dhe dy pushkë gjuetie.
Operacioni i bastisjeve dhe arrestimeve është kryer me urdhër të Prokurorisë, respektivisht Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...
Gjendet mjet i pashpërthyer në një fushë në Rahovec
KRU Prishtina do të ndërhyrjë në disa zona të kryeqytetit, p...
“No Kings” – Protestat kundër Trumpit në A...