Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve për mbështetjen që i dhanë Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar rezultatin si një mandat të fuqishëm për të vijuar me reformat dhe për të çuar përpara procesin e integrimit evropian.
Në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe momente nga takimi me mbështetës të PS-së, Rama u shpreh:
“Falenderimet që kurrë s’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi, ju uroj një ditë të mbarë”, tha ai.
Pas shpalljes së rezultateve paraprake, kreu i qeverisë theksoi se objektivi kryesor mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
Ai u angazhua gjithashtu për thellimin e reformave në drejtësi, forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një administrate efikase dhe të pastër./Arbresh.info



Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...