Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të mërkurën në Ferizaj gjatë punimeve të kryera nga një qytetar.
Sipas raportit të policisë, ankuesi, ka hasur në mjetin e dyshuar gjatë gërmimeve që po kryente.
Më pas, njësiti për deminim i KFOR-it, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka ndërhyrë dhe ka tërhequr mjetin pa asnjë incident.
‘Ferizaj / 14.05.2025 – 10:00. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar gjersa ishte duke kryer disa punime (gërmime) ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR dhe FSK kanë tërheq mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në rapor./Arbresh.info
Kurti pritet në takim nga hoxhë Musliu në Mitrovicë, e njoft...
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...