Deputeti dhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se nuk ka asnjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se nuk do ta votojë një qeveri të propozuar nga Albin Kurti.
Berisha ka theksuar se ka qenë gjithmonë për krijimin e institucioneve, por ka theksuar se vota e tij nuk është e garantuar për një qeveri që nuk respekton komunitetin egjiptian.
“Prej momentit që ka dalë emri i zonjës Haxhiu, prej ditës së parë kam pasur qëndrim që institucionet duhet të bëhen. Por kur është kërkuar votim i fshehtë për krijimin e një komisioni, unë kam votuar kundër, sepse mendoj se duhet të ketë legjitimitet publik”, ka theksuar ai në Debat Plus.
Berisha ka shtuar se qëndrimi i tij mbetet i njëjtë: “Unë s’kam asnjë marrëveshje akoma për ta votuar qeverinë dhe ky është qëndrimi im prej ditës së parë. Nëse unë nuk kam asnjë marrëveshje me Qeverinë Kurti dhe nëse ai nuk më respekton dhe kërkesat e komunitetit egjiptian unë nuk kam arsye me votu dikë që nuk më respekton”.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...