Dy persona janë intervistuari, njëri është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur fondet publike në një institucion parashkollor në Prishtinë.
Policia njofton se gjatë hetimeve janë siguruar prova që tregojnë përpilimin e listave fiktive të subvencioneve për fëmijë që nuk kanë ndjekur institucionin, dhe dëmi i shkaktuar nga ku keqpërdorim arrin vlerën mbi 100 mijë euro, përcjell Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka zhvilluar hetime lidhur me dyshime për keqpërdorim të fondeve publike në një institucion parashkollor në Prishtinë.
Gjatë hetimeve janë siguruar prova që tregojnë përpilimin e listave fiktive të subvencioneve për fëmijë që nuk kanë ndjekur institucionin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.
Dyshimet përfshijnë gjithashtu tërheqje të parave në mënyrë të parregullt dhe blerje të pajisjeve elektronike pa justifikim të nevojave institucionale.
Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shumat e sakta të dëmit të shkaktuar që mund të arrijnë vlerën mbi 100 mijë euro.
Dy të dyshuar janë intervistuar dhe njeri nga ta dergohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
Policia mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike, duke bashkëpunuar me institucionet e drejtësisë./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...