Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa është pritur sot në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në takimin e tyre, Costa ka kërkuar që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përmes dialogut konstruktiv, përcjell Arbresh.info.
“Presidenti iKëshilli i Bashkimit EvropianAntónio Costa u takua me kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, dhe theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.
Kujtojmë se gjatë ditës Costa është pritur në takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në një konferencë të përbashkët për media, Osmani ka kërkuar nga Costa heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat këtë vit janë bërë dy vjet prej që janë vendosur.
Ndërsa Costa ka deklaruar se Kosova e ka vendin në BE, por që duhet angazhim më i madh.
Ndërsa Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti ka Costa ka kërkuar po ashtu heqjen e masave ndëshkuese nga BE, dorëzimin e
Radoiçiqit si dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...