Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj dhe ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës tash i pavarur Shapi Muja janë përplasur keq sot gjatë mbledhje së Komisionit për Bujqësi.
Ky komision është mbledhur sot për ta shqyrtuar vendimin e Kryesisë së Kuvendit, që udhëzon atë që të merret me shqyrtimin e e shkresave dhe dokumentacionit që kanë të bëjnë me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Shaip Muja ka reaguar pasi që anëtarët e këtij komisioni që vijnë nga radhët e LDK-së kanë refuzuar që të merren me këtë çështje.
Muja madje i ka thënë deputetit Salihaj se e ka fobi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Unë e di që zoti Adem ka fobi të ndërtuara në vete kundër kryetarit të Kuvendit. Po nëse mu ma interpreton zoti Adem Rezolutën unë nuk kam nevojë me u marrë as me kryetarin e Kuvendit as me askënd. Ti ki fobi për kryetarin e Kuvendit si ish udhëheqës i SHIK-ut. Po ti si patriot asnjëherë nuk e përmend UDB-në. Edh e procedurat si shkojnë pasi po ke qejf me hy në politikë. Ti tregomë mua si Grup Parlamentar me këtë Rezolutë, Qeveria ka qenë e obliguar me i dërgu Komisionit përmes Kuvendit përmes Kryesisë me dërgu materialin shtetëror me e sjellë në Kuvend dhe kryetari i Kuvendit sa kam unë informacion nuk e ka as Kryesia materialin e demarkacionit të protokoluar këtu. Prandaj Qeveria e ka shkëput hallkën e mos respektimit . Se fudullëku i mjaftueshëm i votave kanë menduar se ne nuk kemi probleme shumë lehtë i kalojmë gjërat….”, tha Muja.
Por edhe Adem Salihaj ka reaguar ashpër duke thënë se pesë pare nuk i jep për Kadri Veselin.
“ Ka etiketime ka fyerje ka gjëra që nuk duhet të fliten absolutikisht . Unë nuk kam asnjë fobi ndaj Kadri Veselit . Fobia është frikë edhe unë si japë pesë pare për Kadri Veselin a s për ty as për askënd në aspektin e frikës. Nuk kam frikë prej askujt dhe unë jam një prej atyre ti se di a je që është ballafaquar me UDB-në në mënyrën më të ashpër edhe kurrë nuk jam dorëzuar edhe nuk ka kush që më jep leksion për atë çështje prandaj, unë e quaj tepër të nivelit të ulët një paraqitje të tillë këtu . Unë i kamë shpreh qëndrimet e mija publikisht edhe për Demarkacionin edhe për Asociacionin edhe për çdo gjë edhe nuk kam frikë ta them mendimin tim. Por këtu në Komision nuk e përfaqësoj vetveten nuk jam deputet i pavarur unë jam përfaqësues i grupit parlamentar të LDK-së dhe do t’i mbaj qëndrimet e këtij grupi prandaj e thashë qëndrimin tim”, tha Salihaj.
Por Shaip Muja nuk ka reshtur së akuzuari deputetët e LDK-së dhe kryetarin e tyre Isa Mustafa duke thënë se LDK ka frikë se nëse hapet kjo çështje, atëherë do të goditet kryeministri , i cili është nga radhët e LDK-së. Muja po ashtu tha se edhe presidentja ka bërë shkelje edhe kur ka dërguar në kushtetuese për interpretim marrëveshjen për Asociacionin.
Murat Hoxha, anëtar i Komisionit nga LDK-ja, po ashtu tha se tashmë Qeveria e ka përfunduar punën e vet dhe se Komisioni nuk mund të bëjë asgjë.
“Unë nuk jam duke e parë cila është arsyeja që me ardhur komisioni me na raportuar neve kur ai e ka dhënë raportin ka nënshkruar edhe ka përfunduar atë punë. Bile unë nuk e di pse ekziston ai komision më . Unë kam propozuar që komisionet të jenë për çdo kufij të veçanta dhe ky komision e ka përfunduar punën me Malin e Zi. Unë nuk e di faktikisht e ka paraparë një procedurë edhe kryeministri edhe presidentja për shkak të protestave . Në fakt unë mendoj që nuk nevojë më për asnjë veprim tjetër “, tha Hoxha.
Duke mos pasur mundësi të vazhdohet më tutje, kryetari i Komisionit për Bujqësi, Fikrim Damka, këtë rend të ditës e ka shtyrë për një mbledhje tjetër. Po ashtu deputetët, anëtarë të këtij Komisioni kanë shprehur shqetësimet e tyre se janë duke pasur vështirësi për aprovim të ligjit për komunën e Obiliqit. Kjo për shkak se ministritë të kësaj fushe si ajo e Financave, Mjedisit, etj nuk janë duke e përkrahur propozimin e deputetëve për këtë ligj.
Këto shqetësime në komision u vendos që t’i drejtohen kryeministrit Isa Mustafa , në mënyrë që të ky draftligj të miratohet. Ky ligj nuk po gjen përkrahje nga qeveria për shkak se ka implikime buxhetore dhe të papërballueshme për buxhetin e Kosovës. Po ashtu Komisioni sot ka shqyrtuar raportin me rekomandime për monitorimin e ligjit për inspekcionin bujqësor.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve