Bllokada institucionale, korrupsioni, sundimi i ligjit dhe imazhi i vendit, po pengojnë investitorët e huaj, që të investojnë në Kosovë. Kështu u tha në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti GAP, ku u diskutua “Ligji i ri për Investime Strategjike- Dobitë dhe rreziqet eventuale.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami tha se zhvillimi ekonomik, është në fokus të agjendës së institucioneve. Megjithëse janë dyfishuar investimet gjatë vitit 2015, Bajrami thotë se parakusht kryesor për tërheqjen e investimeve, mbetet stabiliteti politik.
Ndërsa thotë se burokracia e tepërt që ekziston në institucione, nuk po i kontribuon llogaridhënies dhe transparencës. Sipas Bajramit institucionet e vendit, por krijojnë një bazë ligjore të përafërt me vendet e rajonit, në mënyrë që Kosova të jetë në konkurrencë të barabartë, sa i përket tërheqjes së investimeve. Krejt kjo, për të pasur mundësi që me investitorët strategjik të negociohet, pa hapur procedurat e tenderimit dhe pa iu kërkuar atyre që të konkurrojnë.
Pasi që siç thotë ajo në momentet kur e kanë bërë këtë në të kaluarën, ka rezultuar me ikje të investitorëve në vendet fqinjë, p ër të investuar kapitalin e tyre.
Ndërsa Muhamet Mustafa, kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, tha se Kosova duhet të bëjë çfarë është e mundur, me qëllim të tërheqjes së investimeve të huaja.
Ndërsa thotë se është jo produktive, lufta primitive politike.
“Lufta primitive politike që është prezentë sot në Kosovë, është jo produktive, sepse bazohet në inate në vend që ne të kemi projekte dhe lufta politike, konkurrenca politike pikërisht të bëhet në zgjidhjen e problemeve të rënda ekonomike e sociale që ka Kosova dhe në ndërtimin e shtetit ligjor”, tha ai.
Cezary Michalzuk, nga zyra e BE-së në Kosovë thotë se Kosova ka një ambient ligjor jo stabil dhe n ivel të lartë të korrupsionit, gjë që i pengon investitorët të vijnë për të investuar. E problem kryesor sipas tij mbetet imazhi i vendit.
“Atë çka shihni në TV, Parlamenti nuk punon shpesh, në rrugë ka protesta. Por këto çështje investitori nuk i kupton. Shumë shpesh ligjet ndërrojnë dhe shpesh ligjet kur ndërrohen nuk jepen arsyetime. Kjo dëshmon që ambienti ligjor nuk është stabil. Korniza jo stabile ligjore dhe niveli i korrupsionit në Kosovë, është shumë i lartë. Unë kam pas rast me i ndëgju investitorët. Për këto arsye investitorët shkojnë në vendet tjera. Çështja është se nëse vendosin të vijnë në Kosovë dhe mundohen t’i afrohen Qeverisë, ata përballen me një numër të madh të problemeve, si për shembull me disa ligje që nuk janë të lehta për tu zbatuar. Mirëpo kjo nuk ësht ë problemi kryesor. Problemi kryesor është imazhi i vendit”, tha ai.
Ndërkaq Fisnik Korenica nga Instituti për Studime Juridike dhe politike, tha se ligji për investime strategjike, mund të ketë impakt relativisht të madh, sa i përket tërheqjes së investimeve
Ndryshe, në këtë takim po ashtu u tha se edhe sistemi i prokurimit, po sjellë shumë probleme dhe se nuk ka siguruar mbrojtje të nevojshm e prej korrupsionit./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve