Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka thënë gazetarëve se është i gatshëm të shkojë në Turqi për bisedime mbi Ukrainën, nëse homologu i tij rus, Vladimir Putin do të jetë atje gjithashtu.
Gjatë fluturimit të tij nga Riadi për në Doha të Katarit, Trumpi ka thënë se nuk e di nëse Putini do të jetë në Stamboll për takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, po që se nuk është aty edhe vetë Trumpi.
“Unë e di se ai do të donte që unë të isha atje dhe kjo është një mundësi. Nëse do të mund t’i jepnim fund luftës, unë do të mendoja për këtë”, ka thënë Trump, raporton BBC.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio pritet të marrë pjesë nesër në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në Turqi, ka thënë më parë një zyrtar amerikan./koha
“U vërtetua se vendit i mungon opozita”, Molliqaj: PDK-ja ës...
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh n...
Pensionohet Xajë Mustafa, protagonisti i fotografisë që prek...
Prishtina 01 mposht Liqenin dhe arrin finalen për vitin e ka...