Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyruar të ndërpresë ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.
Në një njoftim zyrtar, KRM-ja deklaron se kjo po bëhet për shkak të mos pagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës, borxh ky që kap vlerën e 2.7 milionë eurove.
Në imazhet e kapura nëpër lagjet e Prishtinës, shihet një realitet shqetësues.
Mbeturinat janë grumbulluar në sasi të mëdha rreth kontejnerëve, shumë prej të cilave janë të tejmbushura dhe të pambuluara. Disa thasë me mbeturina janë hedhur në trotuare, rrugë anësore apo pranë hyrjeve të banesave, duke krijuar një ambient të papastër dhe potencialisht të rrezikshëm për shëndetin publik./Arbresh.info/

Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...