Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, reagon Komuna

23:38 | 13 Maj 2025
E.H

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci, ka reaguar ashpër ndaj kompanisë “Pastrimi”, pas kjo e fundit mori vendim për ndërprerjen e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.

Brestovcit tha se ky vendim i “Pastrimi”-t erdhi pikërisht në ditën kur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama paraqiti para Asamblesë Komunale një vendim për subvencionimin e pagave të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.

Sipas Brestovcit, vendimi për ndërprerjen e shërbimeve është marrë nga kryeshefi i “Pastrimit”, Petrit Reqica, i cili, sipas tij, është i shtyrë politikisht nga Leutrim Retkoceri, shef i grupit të asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal.

LEXO EDHE:

Kompania “Pastrimi” ndërprenë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

“Ja pra, të nderuar qytetarë të Kryeqytetit, ku do ta shpinte Prishtinën vendimi i Asamblesë Komunale, i iniciuar nga Leutrim Retkoceri (PDK) dhe i mbështetur nga asamblistët e LVV-së, për monopolizimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave, duke e autorizuar vetëm ndërmarrjen “Pastrimi” për grumbullimin e mbeturinave në Kryeqytet — sikur ne të binim viktimë e këtij vendimi dhe të mos ndërmerrnim asnjë veprim, që do ta linte Kryeqytetin pa asnjë alternativë. Jo, Petrit Reqica. Jo, Leutrim Retkoceri”, ka shkruar Brestovci.

Reagimi i plotë:

Pikerisht ne diten kur Kryetari i Kryeqytetit, nxorri para asamblese komunale votimin e vendimit per subvensionimin e pagave te puntoreve te ndermarrjes Pastrimi, kryeshefi i kesaj kompanie Petrit Reqica i shtyre nga „shefi“ i tijë Leutrim Retkoceri, shef i grupit te asambleisteve te PDK, paska vendosur me justifikim banal e te pabesueshem per te gjithe ne, me ja nderpre sherbimet qytetareve te Kryeqytetit dhe vetem atyre.

Jo Lipjanit, jo Fushe Kosoves, jo Obiliqit, jo Drenasit, jo Podujeves por vetem Prishtinës. Ja pra të nderuar qytetarë të Kryeqytetit, ku do e shpiente Kryeqytetin vendimi i asamblese komunale i inicuar nga Leutrim Rotkoceri( PDK) dhe i mbeshtetur nga asambleistet e LVV per monopolizimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave duke e autorizur vetem ndermarrjen Pastrimi per grumbullimin e mbeturinave në Kryeqytet,sikur ne të binim viktimë e keti vendimi dhe mos të merrnim asnje veprim i cili Kryeqytetin do e lente pa asnje alternative.
Joooo Petrit Reqica e jo Leutrim Retkoceri.

Prishtinen nuk do e mbulojne mbeturinat. Deshet apo nuk deshte ju, ne do i dalim zot ballafaqimit me problemet te cilat tash e nje vit po mundoheni me ja kriju Kryeqytetit. Ju jeni shume te vegjel per ta lene Prishtinen ne meshiren e sabotereve e dashakeqesve. Te humbur e keni çdo beteje me qellimet e juaja të pista per nje Prishtine te papastert.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme