Shqipëria ka shkëlqyer sonte në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision Song Contest 2025’, që këtë vit po mbahet në Bazel të Zvicrës.
Me një performancë të zjarrtë dhe energjike, grupi Shkodra Elektronike bëri një interpretim perfekt të këngës përfaqësuese “Zjerm” – një përzierje unike mes tingujve tradicionalë shqiptarë dhe muzikës elektronike moderne.
LEXO EDHE:
Publiku reagoi menjëherë me entuziazëm dhe duartrokitje, ndërsa në rrjetet sociale kanë nisur të shpërndahen reagimet e para, ku shumë përdorues e kanë quajtur performancën si një ndër më të veçantat e mbrëmjes.
Shqipëria është në garë për të siguruar një nga 10 vendet finaliste, që përcaktohen përmes një sistemi vlerësimi 50% nga juritë profesionale dhe 50% nga publiku.
Grupi Shkodra Elektronike performuan të 12-tët në garë, me ç’rast edhe kodi i tyre i votimit është 12 dhe për të gjithë shqiptarët që duan të votojnë, duhet të dërgojnë kodin 12 nga shtetet në të cilat jetojnë./telegrafi
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...