Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar sot marrëveshjen e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA).
Arritjen e kësaj marrëveshje e ka mirëpritur kryeministri në detyrë, Albin Kurti për të cilën përgëzoi komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jasharin dhe ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përcjell Arbresh.info.
“Më 24 gusht të vitit 2023, bashkë me atëherë ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier nënshkruam marrëveshjen mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar, duke e fuqizuar kështu edhe më shumë bazën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e sigurisë. Sot, ajo marrëveshje po konkretizohet edhe më tej nga Forca jonë e Sigurisë dhe J6 e Komandës Evropiane të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një marrëveshje të veçantë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.
“E përgëzoj Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për këtë arritje të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, tha Kurti./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...