Lidhur me rastin e Festim Isufit, kanë qarkulluar spekulime nëse Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka qenë i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në tërheqjen e trupit nga vendi i ngjarjes.
Drejtori i IML-së, Ditor Haliti ka sqaruar për Arbresh.info se në rastin e vdekjes së Festim Isufit, policia vetëm ka asistuar ekipin e mjekëve ligjorë në procesin e bartjes së trupit.
Ai deklaroi se ekipi i Mjekësisë Ligjore ka qenë prezent në vendin e ngjarjes në ditën tragjike dhe se trupi i viktimës është vendosur në automjetin e IML-së nën asistencën e policisë.
“Policia ka ndihmuar me bart trupin, pasi trupi është vendosur të kombin e IML-së. Policia ka ndihmua me bart trupin nga banesa në kombin e IML-së. Trupi është dërguar direkt në IML” tha Haliti.
Ndryshe, Festim Isufi vdiq tragjikisht të premten rreth orës 15:00 në banesën e tij në rrugën B, ku jetonte bashkë me bashkëshorten e tij, Rina Maloku.
Ani pse bashkëshortja nuk është deklaruar zyrtarisht, raportimet e para ishin se ajo kishte arritur të ikte, pasi i ndjeri kishte tentuar ta godiste me thikë atë dhe më pas kishte goditur veten, duke marrë plagë fatale./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Mjekësia Ligjore: Ende nuk ka përfunduar raporti për rastin e Festim Isufit
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...