Egnatia është shpallur kampione e Sueprligës së Shqipërisë në futboll duke triumfuar me rezultat të thellë në finale të “Final Fourit” ndaj Vllaznisë së Shkodrës.
Rrogozhinasit triumfuan me rezultat 4-0, shkruan Arbresh.info.
Në ndeshjen e luajtur në “Arenën Kombëtare”, sfida u hap shumë shpejtë me rrogozhinasit që shënuan pas vetëm gjashtë minutash lojë me anë të Regi Lushkjas.
Po i njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 49-të në ndeshje për ta dyfishuar rezultatin.
Ndërkohë fitoren e vulosi Leo Melo i cili shënoi shtatë minuta para fundit. Teksa në minutën e katërt shtesë, Egnatia shënoi edhe një tjetër gol me anë të Serxho Ujkas.
Kështu, Egnatia e mbron titullin kampion të fituar vitin e kaluar, dhe arrin trofeun e dytë në histori të klubit.
Kujtojmë se Egnatia ishte e para edhe në kampionatin e rregullt të Abissent Superiores./Arbresh.info

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...