Trent Alexander-Arnold ka njoftuar largimin nga Liverpooli në fund të këtij sezoni dhe tashmë “The Reds”, janë duke kërkuar një opsion për zëvendësimin e tij.
Klubi anglez është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpong, shkruan Arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg.
?? Understand Liverpool are seriously pursuing Jeremie #Frimpong. Advanced talks have already taken place.
Following detailed analysis and due to his availability, he is currently one of the top options for #LFC to potentially replace Trent Alexander-Arnold.
Frimpong is… pic.twitter.com/R7CrlFbN8c
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 12, 2025
Bisedimet janë në fazë të avancuar, ndërsa 24-vjeçari shihet si një nga opsionet kryesore për të zëvendësuar Trent Alexander-Arnold.
Frimpong pritet të largohet gjatë verës, me një klauzolë largimi të vendosur nga Leverkusen që varion nga 35 deri në 40 milionë euro.
24-vjeçari është pjesë e klubit gjerman që nga sezoni 2020/21 kur u transferua nga Celticu./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...