Mbrëmjen e djeshme Trepça arriti të shënoj fitore në Prizren ndaj Bashkimit me rezultat 88-71, në finalen e tretë të play-offit në elitën e basketbollit kosovar.
Bashkimi ishte pa lojtarin kryesor të skuadrës, Wendell Green, shkruan Arbresh.info.
Sipas disa aludimeve ai thuhet se ka qenë i testuar pozitivisht me doping dhe kështu nuk do të luaj më në asnjë ndeshje këtë sezon.
Por në një reagime para disa minutave ka dal skuadra e Bashkimit ku i përgënjeshtron të gjitha thashethemet lidhur me basketbollistin amerikan.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se Green ka qenë i sëmurë dhe pritet të rikthehet për ndeshjen e së mërkurës në Mitrovicë.
“Dëshirojmë të informojmë të gjithë tifozët dhe opinionin sportiv se në ndeshjen e djeshme, lojtari ynë Wendell Green nuk u paraqit për shkak të një gjendjeje shëndetësore jo të mirë nga gripi, e cila e pamundësoi pjesëmarrjen e tij në fushë”.
“Gjithashtu, theksojmë se Wendell Green nuk është testuar asnjëherë për test antidoping, dhe çdo spekulim në këtë drejtim është i pabazë dhe i pavërtetë”.
“Pas një rikuperimi të shpejtë, Ëendell tashmë është mirë dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e radhës të mërkurën në Mitrovicë”, thuhet në reagimin e Bashkimit.
Seria finale është 2-1 për Trepçën dhe skuadra që merr katër fitore e para shpallet kampion. Të mërkurën me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori”, luhet finalja e katërt./Arbresh.info
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ‘lartëson’ Salahun, ...
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...
CEO i Saudi Pro League i hap rrugë transferimit të Salahut n...
Haradinaj: Kryetarët e Listës Serbe në veri të kthejnë urgje...
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...