Ancelotti: Të mos harrojmë se luajtëm pa pesë mbrojtës, mund të kishim arritur në 4-4 dy herë

22:28 | 11 Maj 2025
D.H

Real Madridi u mposht me rezultat 4-3 nga Barcelona në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga.

Pas ndeshjes trajneri italian, Carlo Ancelotti komentoi humbjen e skuadrës së tij, ku theksoi se gabimet në mbrojtje i kushtuan shumë madrilenëve, shkruan Arbresh.info.

“Në këtë nivel duhet të sulmosh mirë dhe të mbrohesh mirë. Ne sulmuam mirë, por në ato 30 minuta bëmë shumë gabime në mbrojtje dhe kjo na kushtoi ndeshjen”, ka thënë Ancelotti.

Kylian Mbappe realizoi tri gola sonte në “El Clasico” dhe u paraqit më së mirë nga skuadra e Real Madridit.

“Don” Carlo lavdëroi paraqitjen e francezit por pati një kritikë për mbrojtjen.

“Mbappe luajti shumë mirë. Ne luajtëm mirë në sulm. Të gjitha rastet që patëm ishin të qarta sepse i sulmuam nga prapavija. Shënuam tre gola, dy prej të cilëve ishin nga prapavija. E dinim çfarë po bënim në sulm, por nuk u mbrojtëm mirë. Dhe të mos harrojmë se luajtëm pa pesë mbrojtës,” ka deklaruar ai.

Ai për fund tha se skuadra e tij shumë lehtë mund të kishte marrë një barazim në fundin e ndeshjes.

“Mund të kishim arritur në 4-4 dy herë. Ishim aty. Pamë një ndeshje midis dy klubeve të mëdha. Nuk kam asgjë për të fajësuar lojtarët për sa i përket qasjes dhe përkushtimit. Ata luftuan deri në minutën e fundit”, u shpreh trajneri italian.

Për trajnerin Carlo Ancelotti, kjo mund të jetë “El Clasico” pasi ai pritet të largohet nga posti i trajnerit të Real Madridit, dhe pasardhës i tij do të jetë Xabi Alonso./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale