Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku ka qenë protagonist kryesor në fitoren e sotme të Rubin Kazanit ndaj Rostovit.
Daku shënoi në minutën e parë të kohës shtesë golin që i dha tre pikët skuadrës së tij, shkruan Arbresh.info.
Ky ishte goli i 12-të në këtë sezon për sulmuesin nga Gjilani. Gjersa ka edhe gjashtë asistime.
Rubin Kazan ndodhet në pozitën e shtatë të Superligës së Rusisës me 42 pikë, kurse Rostov është i teti me 42 sosh.
Pjesë e Rubin Kazanit është edhe futbollisti tjetër shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj, si dhe Marvin Cuni mirëpo ky i fundit është i lënduar dhe mungon tash e disa ndeshje./Arbresh.info
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait
Fillon presioni për Tuchelin: Mediumi i madh anglez e konsid...
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të M...
Stuhitë godasin Australinë Perëndimore, mijëra njerëz pa ene...