Ushtria izraelite tha të dielën se kishte riatdhesuar trupin e një ushtari të zhdukur prej më shumë se katër dekadash, pasi i kishte gjetur mbetjet në “zemër të Sirisë” gjatë një operacioni special me agjencinë e inteligjencës Mossad.
Tzvika Feldman ishte një nga tre ushtarët izraelitë që u zhdukën gjatë një beteje në vitin 1982 kundër forcave siriane në Libanin lindor.
“Në një operacion special të udhëhequr nga IDF (ushtria) dhe Mossad, trupi i Rreshterit të Klasit të Parë Tzvika Feldman u gjet në zemër të Sirisë dhe u soll përsëri në Izrael”, tha ushtria në një deklaratë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Në një deklaratë të veçantë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vlerësoi përpjekjet për të gjetur eshtrat e Feldman, duke vënë në dukje se kërkimi për të dhe shokët e tij – Zachariah Baumel dhe Yehuda Katz – kishte vazhduar për dekada.
Ushtria tha se eshtrat e Feldman ishin identifikuar nga Qendra e Identifikimit Gjenomik…, por dha pak detaje se si trupi i tij u gjet thellë brenda Sirisë.
“Kthimi i Rreshterit Feldman u bë i mundur nëpërmjet një operacioni kompleks dhe të fshehtë, i mundësuar nga inteligjenca e saktë dhe përdorimi i aftësive operacionale që demonstruan zgjuarsi dhe guxim”, thuhet në deklaratë.
Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgi...
Besëlidhja e mposht Vëllaznimin në Ligën Unike
Dosjet e FBI-së zbulojnë detaje të reja mbi vdekjen e Epstei...
VV atakon Gjykatën Kushtetuese: Po krijon pushtet paralel, i...
E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjer...
Rama: Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e Shqipërisë’, asnjë ...