Njësia A4 e Termocentralit Kosova do të ndalet së punuari sonte, të shtunën, më 10.05.2025, në ora 24:00 për shkak të një sinjalizimi për defekte në ventilatorët e kullës ftohëse, ka njoftuar para pak minutash Korporata Energjetike e Kosovës.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, për shkak të një sinjalizimi për defekte në ventilatorët e kullës ftohëse, është e detyruar të ndalë njësinë A4 të Termocentralit Kosova A (TCA), sonte në ora 24:00. Kjo ndalesë bëhet me qëllim të parandalimit të një defekti me përmasa më të mëdha dhe për të mundësuar trajtimin sa më të hershëm të problemit”, njofton KEK.
Sipas KEK-ut, partnerët tanë afaristë janë njoftuar me kohë për këtë ndalesë, dhe kapaciteti i kësaj njësie nuk është planifikuar për prodhim gjatë ditës së nesërme.
“Ekipet e Termocentralit Kosova A janë në gjendje të plotë gatishmërie dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin dhe sanimin e defektit, sapo të krijohen kushtet teknike. Objektivi ynë mbetet rikthimi i njësisë në operim sa më parë që të jetë e mundur”, njofton KEK.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave