Tirana është stacioni i fundit elektoral për partitë politike para zgjedhjeve të 11 Majit. Socialistët do të bëjë mbylljen e fushatës sot në orën 19:00 në fushën pranë Parkut Olimpik.
Dhe po në të njëjtin orar, demokratët do të zhvillojnë takimin përmbyllës te Bulevardi i Ri. Rrugëtimi elektoral zyrtarisht nis më 11 Prill ku PS pati si ofertë kryesore politike integrimin e vendit dhe pasaportën europiane. Ndërsa demokratët që kërkojnë ndryshimin janë fokusuar tek ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit.
Partitë e tjera, mbyllën fushatën dje duke kërkuar rrotaconin dhe ndryshimin e kësaj klase politike që qeveris dhe ka qeverisur vendin./Klan News
“Keqtrajtohet nga gruaja e tij”, reagon Macron pas deklarata...
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...