Zyra e BE-së nesër shënon Ditën e Evropës me disa aktivitete

16:46 | 8 Maj 2025
E.G

Për ta shënuar Ditën e Evropës 2025, BE-ja në Kosovë do t’i organizojë disa aktivitete në sheshin Zahir Pajaziti më 9 maj në Prishtinë.

Sipas njoftimit, aktivitetet përfshijnë Panairin e Ekipit të Evropës, me shtande të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë dhe përfaqësimit të BE-së në Kosovë, në të cilat do të shërbehen edhe ushqime dhe pije tradicionale, ndërsa do të jepen dhurata për fëmijë dhe familje, shkruan Arbresh.info.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, do t’i hapë zyrtarisht aktivitetet e Ditës së Evropës në orën 14:00, në amfiteatrin e sheshit Zahir Pajaziti në Prishtinë. Pas hapjes zyrtare do të ketë deklarata për media.

Agjenda:

14:00 – 14:30 Hapja zyrtare e aktiviteteve, deklaratat për media
14:00 – 18:00 Panairi i Ekipit të Evropës me shtande të shteteve anëtare të BE-së dhe Zyrës së BE-së në Kosovë
14:30 – 16:00 Karvani i Ditës së Evropës – aktivitete për fëmijë; Kori “Okarina” dhe
“Prishtina Rock School”
17:00 – 19:00 Performancë nga DJ, Yll Matoshi
19:00 – 20:00 Diana Mehmetaj & band
20:00 – 21:00 Majlinda Cikaqi & band
21:00 – 22:00 Capital T/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale