Szymon Marciniak ka mohuar të ketë bërë ndonjë koment publik pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve midis Interit dhe Barcelonës.
Gjyqtari polak u akuzua dhe kritikua nga lojtarët dhe trajneri Barcelonës pas ndeshjes kundër Interit, për vendime në favor të klubit italian.
Dje (e mërkurë), një ditë pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale, u raportua në disa media se Marciniak iu përgjigj kritikave.
Raportet pohuan se Marciniak i kishte quajtur reagimet e lojtarëve “qesharake” dhe “budallallëqe”.
Citimet u botuan nga mediumi egjiptian Al-Qahera dhe u shpërndanë gjerësisht në internet.
Megjithatë, gjyqtari polak tani ka thënë se nuk ka dhënë kurrë një intervistë.
“Deklaratat e publikuara nga mediat egjiptiane dhe spanjolle, të cilat u përhapën në mediat sociale, rezultuan të ishin një gënjeshtër e madhe”.
“Një gjyqtar nuk lejohet të bëjë komente pas ndeshjes në lidhje me vendimet që ka marrë”, u përgjigj Marciniak për median polake Przeglad Sportoëy Onet dhe Mundo Deportivo. /Telegrafi/
Trump: Është Zelensky, jo Putini, ai që po e pengon paqen në...
Moti sot në Shqipëri
Rinumërohen 120 vendvotime, ky është rezultati
Osmani, Basha e Kurti marrin pjesë në ceremoninë përkujtimor...
27 vjet nga masakra e Reçakut, ngjarja që ndryshoi kahjen e ...
Moti sot në Kosovë, temperaturat nga -5 deri në 7°C