I mituri me veshje nacionaliste serbe ndalohet gjatë festimeve të Ditës së Shëngjergjit në Dragash

10:04 | 8 Maj 2025
E.K

Një person është arrestuar në Dragash, pasi që i njëjti mbante triko me përmbajtje nacionaliste serbe gjatë manifestimit për Ditën e Shëngjergjit.

Pas intervistimit në prani të avokatit në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Rapq, Dragash 07.05.2025 – 17:00. Gjatë manifestimit të Ditës së Shëngjergjit në prezencë të një mase të madhe të pjesëmarrëseve është identifikuar i dyshuari i mitur, i cili kishte të veshur një triko me përmbajtje nacionaliste serbe. I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas intervistimit në prani të avokatit në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info