Njësia FAST e Policisë së Kosovës , me mbështetjen e Njësisë Rajonale për Reagim të Shpejtë (NJRSH) – Prishtinë, ka realizuar me sukses një aksion policor, duke arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, dhe personi i arrestuar është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të sjellë para drejtësisë individët që kërkohen për vepra të ndryshme penale.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK