Pas shtyrjes së afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për diasporën shqiptare për të bërë të mundur votimin e tyre në zgjedhjet e 11 majit, qeveria ka miratuar gjithashtu shtyrjen e afatit të këtyre dokumenteve edhe për shqiptarët që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë.
Me vendim të Këshillit të Ministrave është miratuar shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike, që skadojnë deri më 11 maj 2025. Sipas vendimit, këto dokumente do të jenë të vlefshme deri më 31 maj 2025.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili tha se kjo bëhet për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe shmangur pengesat që mund të krijohen si pasojë e dokumenteve të skaduara.
“Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy akte shumë të rëndësishme për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, të cilave u ka skaduar ose u përfundon ky afat në datë 11 maj 2025, për shtetasit me vendbanim brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Nga një analizë e të dhënave, rezulton se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 Maj. Këto janë dokumente të domosdoshme për të marrë pjesë në procesin e votimit.
Miratimi i akteve normative merret me qëllim garantimin e të drejtës kushtetuese së të gjithë shtetasve për të votuar pa pengesa, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike që përfundojnë në datën 11 maj 2025 – shtyhet deri në datën 31 maj 2025”, tha Hoxha.
Në shkurt të 2025, qeveria miratoi shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve për shtetasit shqiptarë në diasporë, me argumentin se koha nuk ishte e mjaftueshme për rinovimin e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
/rtsh.al/
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarë...