Me kërkesën e autoriteteve shqiptare, një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i specializuar në kërkim-shpëtimin urban, është dislokuar në Bashkinë Klos, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, për të marrë pjesë në operacionin e shpëtimit pas një rrëshqitjeje masive të dheut.
Sipas njoftimit, ngjarja ka mbuluar një punonjës që ishte duke punuar në fabrikën e përpunimit të kromit.
Ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë nisur operacionin duke angazhuar personel, pajisje të specializuara dhe ekipe K9, me synimin për realizimin e një ndërhyrjeje të suksesshme./Arbresh.info/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...