Zyrtarët amerikanë dhe kinezë do të fillojnë bisedimet këtë javë, për të provuar të ulin tensionet në një luftë tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Zëvendëskryeministri kinez He Lifeng do të marrë pjesë në bisedimet në Zvicër nga 9 deri më 12 maj, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës.
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së (USTR) Jamieson Greer do të përfaqësojnë Uashingtonin në takim, njoftuan zyrat e tyre.
Që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka vendosur taksa të reja importi për mallrat kineze deri në 145%. Pekini është kundërpërgjigjur me taksa për disa mallra nga SHBA-ja prej 125%.
Por ekspertët e tregtisë globale i kanë thënë BBC-së se presin që negociatat të zgjasin disa muaj./abcnews.al
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Sue...
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama
Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme p...
Flakët përfshijnë periferinë e Los Angeles/ Evakuime emergje...
Qendra e Studentëve organizon aksion për dhurimin vullnetar ...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri