Një përleshje ka ndodhur sot mes disa personave në fshatin Strellc të Epërm të Deçanit.
Lidhur me ngjarjen, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për mediat.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, deklaroi se fillimisht autoritetet ishin lajmëruar për një aksident trafiku.
“Stacioni policor në Deçan është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kuptuar se ka të bëjë me një përleshje mes dy personave në një lokal , pastaj kanë dalë jashtë dhe njëri prej tyre e ka goditur tjetrin me veturë dhe është larguar. Nuk kemi informacione për të vrarë. Tash janë njësitet policore atje dhe e shohin se cka ka ndodhë”, ka deklaruar Gashi.
Ai shtoi se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e incidentit.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...