Inzaghi: Djemtë dhanë dy performanca monstruoze për të arritur në këtë finale dhe jam shumë krenar

08:44 | 7 Maj 2025
D.H

Barcelona mbrëmë u mposht nga Interi në kuadër të gjysmëfinales së dytë në Ligën e Kampionëve me rezultat 4-3, pas vazhdime në “Giuseppe Meazza”.

Rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet ishte 7-6 në të mirë të Interit, kështu që italianët kaluan në finale të Ligës së Kampionëve, teksa Barça u eliminua, shkruan Arbresh.info.

Pas ndeshjes trajneri Simone Inzaghi foli rreth ndeshjes ku përgëzoi futbollistët e tij për ndeshjen.

“Para së gjithash, duhet ta përgëzojmë Barcelonën. U përballëm me një ekip vërtet të fortë, u desh një Inter super. Djemtë dhanë dy performanca monstruoze për të arritur në këtë finale dhe jam shumë krenar, ata dhanë gjithçka”.

“Lojtarët që hynë nga banka ishin të shkëlqyer, ata mbajtën një nivel të lartë, ata meritojnë një fitore si kjo para tifozëve tonë. Ata ishin shembullorë, bëra disa ndryshime që na ndihmuan të besonim dhe të kufizonim një ekip si Barcelona”.

​​“Pas ndeshjes së parë, ishim të qartë për të gjitha gjërat që duhej të bënim në fushë, por pa sakrificën dhe ndihmën e të gjithëve nuk do të kishte shkuar kështu, ata ishin të shkëlqyer, ata e meritojnë këtë finale”, deklaroi Inzaghi.

Përveç lavdeve për skuadrën e tij Inzaghi, tregoi se cili lojtar i Barcelonës i bëri përshtypje në ndeshjes.

“Pashë një tjetër lojtar të jashtëzakonshëm përveç Yamal në këto ndeshje, de Jong, ai më bëri shumë përshtypje, ai gjithashtu gjithmonë ndihmonte mbrojtjen dhe të dilte përpara, nuk do ta ndryshoja mbrojtjen time për asnjë arsye në botë, por pashë lojtarë shumë të fortë”, u shpreh trajneri zikaltër.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve luhet me 31 maj ku Inter pret fituesin e takimit mes Parisit dhe Arsenalit. Rezultati nga ndeshja e parë në këtë sfidë është 1-0 për Parisin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale