Njësit e Doganës së bashku me Policinë e Kosovës në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit kanë arritur të kapin mbi 1 kilogram narkotikë.
Në një komunikatë për media thuhet se rezultati është arritur gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Vërmicës, ku oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të Bullgarisë në të cilin gjendeshin një shtetas i Kosovës dhe një i Shqipërisë mund të kishte mallra ilegale.
“Pas ndalesës dhe fillimit të kontrollit janë gjetur në vendin e dedikuar për Airbag të bashkudhëtarit një sasi e lëndës narkotike llojit Marihuanë. Pastaj është vazhduar me kontroll më të hollësishëm në vijën e dytë të kontrollit. Sasia e lëndës narkotike ishte 1 kilogram apo 5 qese (paketime)”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Personat e janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe lënda narkotike i është dorëzuar Policisë për hetime të mëtejme
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohi n keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...