Inter ka arritur të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve duke shënuar fitore me rezultat 4-3 pas vazhdime në një super ndeshje të luajtur në “Giuseppe Meazza”.
Rezultati nga dy ndeshjet ishte 7-6, shkruan Arbresh.info.
Goli i parë erdhi në minuta e 21-të, ku nga një kundërsulm i tillë, ku Denzel Dumfries mori një pasim drejt zonës, ai pasoi te Lautaro Martinez që shënoi për 1-0.
Në minutën e 42-të, Interi fitoi penallti, pasi Pau Cubarsi ndaloi Lautaro Martinezin dhe pas rishikimit të VAR, gjyqtari polak vendosi për penallti.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhanoglu që shënoi për 2-0.
Barcelona e nisi fuqishëm pjesën e dytë, duke e hapur sfidën për 2-1. Eric Garcia shënon me një goditje të saktë brenda zonës pas një harkimi të saktë të Gerard Martin në minutën e 54-të.
I njëjti lojtar gaboi për të barazuar shifrat në minutën e 57-të, kur Yann Sommer bëri pritje të madhe.
Por pas tre minutash u barazuan shifrat, me Martin që asiston sërish, kësaj radhe te Dani Olmo i cili shënoi për 2-2.
Barcelona vazhdoi me tentime dhe kjo iu shpërblye, pasi në minutën e 88-të, Raphinha shënon gol pas dy tentimeve për 3-2.
Drama nuk pati fund pasi Interi barazoi me Francesco Acerbi që shënoi me një goditje të bukur në zonë për 3-3, në minutën e tretë shtesë.
Kështu ndeshja shkoi në vazhdime.
Interi filloi sulmet në vazhdime dhe Frattesi shënoi në minutën e 99-të për 4-3.
Deri në fund Barcelona krijoi disa mundësi të mira shënimi por që Yann Sommer ishte i pakalueshëm.
Kështu edhe përfundoi takimi, ku Interi arrin finalen e Ligës së Kampionëve pas një drame të vërtetë në të dyja sfidat. Kurse Barcelona do t’i duhet të pres së paku edhe një vit për të arritur në finale.
Inter në finale pret fituesin e ndeshjes PSG-Arsenal. Kujtojmë që finalja e Ligës së Kampionëve luhet me 31 maj në Mynih./Arbresh.info
Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i d...
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zhduket një 16-vjeçare, në Hajvali
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...